FOTOT/ Asfaltohet aksi Vorë-Kthesa e Rinasit, vijon puna deri në Fushë Krujë

118

Një pjesë aksit rrugor Vorë-Fushë Krujë ka përfunduar së asfaltuari, ndërsa vazhdon puna për pjesën tjetër. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se ka përfundua ndërhyrja në segmentin Vorë-Kthesa e Rinasit.

Ndërkaq, segmenti tjetër Kthesa e Rinasit-Fushë Krujë është i bllokuar dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes rehabilituese.

“Banoret rezident të zonës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri në Fushë Krujë.

Mjetet e transportit te mallrave/kamionët qe udhëtojnë nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot – Fushë Krujë në drejtim të Tiranes dhe Durrësit duhet të ndjekin drejtimin te Kamzes dhe te vazhdojnë udhëtimin nëpërmjet Autostradës.  

Siç edhe është njoftuar me pare Dogana e Tiranes eshte e aksesueshme nga nga ana e Vores. Mjetet mund te aksesojne Doganën vetëm nëpërmjet segmentit rrugor Vore – Dogana e Tiranes për te kryer shërbimet Doganore dhe te kthehen perseri ne drejtim të Vorës“, thuhet në njoftim.

Rruga është e hapur gjithashtu për të gjitha automjetet që duan të kryejnë shërbimet e Kontrollit Periodik ne qendrën SGS vetëm nëpërmjet drejtimit te Fushe Krujës.

r