Në kuadër të Ditës Botërore të Bletës, u mbajt edhe Festa e Mjaltit e organizuar nga Bashkia e Korçës.
Kjo festë e veçantë ishte pjesë e Panairit të Pranverës ku u mbaj edhe koncert festiv dhe aktivitete për fëmijë në Zonën Këmbësore.
Edhe këtë vit bletërritësve nga Shqipëria u janë bashkuar edhe ata nga trevat mbarëshqiptare të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Greqisë.
Në vendin tonë janë afro 8200 familje që merren me rritjen e bletëve, ndër ta janë profesionistë të cilët e kanë biznes, por edhe individë që e zhvillojnë këtë aktivitet për pasion.
Vlera kapitale e gjithë sektorit llogaritet në afro 72 milionë euro, ndërsa subvencionet nga qeveria dhe programi IPARD në mbështetje të Bletarë po shtohen nga viti në vit.