Fotot/ Del në dritë një tjetër thesar

86

Në laboratorin e restaurimit të veprave të artit, pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, specialistët e sektorit të artit kanë kryer ndërhyrje konservuese – restauruese në ikonën “Mbledhja e Kryeengjëjve”, marrë nga Kisha e Shën Mëhillit në Mingul të Gjirokastrës. Ikona është pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar.

Gjendja fillestare e ikonës ishte mjaft e degraduar, për këtë arsye specialistët realizuan ndërhyrjen e parë emergjente mbi të, për të vijuar më tej me ndërhyrjet konservuese – restauruese të cilat bënë të mundur nxjerrjen në dritë të një tjetër thesari.