Saimir Pirgu në garë për Grammy Awards

201

15267816_1361503983859923_758312795298620659_n

Një lajm i mirë sjell sërish në qendër të vëmendjes Saimir Pirgun, një nga tenorët më të njohur sot në arenën botërore të artit operistik.  Mbreti Roger (Król Roger), opera e kompozitorit polak Karol Szymanowski e shfaqur në Royal Opera House të Londrës, që kishte si një prej protagonistëve pikërisht tenorin shqiptar është përzgjedhur si një nga pesë veprat në garë për Grammy Awards 2017 për kategorinë “Regjistrimi më i mirë operistik”.

Edicioni i 59-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy” do të transmetohet ‘live’ në stacionin amerikan CBS më 12 shkurt 2017. Mbrëmja do të prezantohet nga aktori komik James Corden dhe do të zhvillohet në arenën e “Staples Center” në Los Angeles.

Vetëm tre javë më parë Saimir Pirgu u vlerësua me çmimin Verona Lirica Award 2016.

pirgu-verona

Burimi:http://shqiptariiitalise.com/