Studim/ Kujtimet e zhdukura mund të rizgjohen

106

Lazerat mund të rizgjojnë kujtimet e humbura.

Sipas një studimi të disa shkencëtarëve nga Universiteti i Columbias, kujtimet në fakt nuk zhduken, por thjesht bëhet më e vështirë që të arrish deri tek to.

Kërkuesit morën në studim dy grupe kaviesh. Një me prirje për sëmundje të kujtesës e tjetri jo dhe pas testeve të memories, zbuluan se neuronet e lidhura me kujtesën arrijnë të stimulohen me lazer duke risjellë në mendje informacione që konsideroheshin të zhdukura.

Eksperimenti ushqen shpresat se metoda mund të funksionojë edhe mbi të sëmurët me alzheimer, për të cilët deri tani mendohej se sëmundja ua fshinte krejtësisht kujtimet. Shkencëtarët kanë shpresë se kujtimet e humbura mund të rizgjohen përmes aktivizimit artificial të neuroneve ku ato janë depozituar.