FOTOT fantastike/ Parajsa e shpendëve, 50 mijë turistë të huaj zgjodhën Divjakën këtë vit

141

Parku Natyror Divjakë-Karavasta është shtëpia e shumë specieve që e popullojnë gjatë gjithë vitit, duke u kthyer në një destinacion të preferuar për adhuruesit e natyrës dhe botës së egër.

Referuar të dhënave zyrtare, 50 mijë ishin turistë të huaj që vizituan Divjakën këtë vit, ndërsa së bashku me zonën e plazhit Divjaka arrin në 500,000 vizitorë.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një nga destinacionet më të preferuara për argëtim, qetësi dhe pushim gjatë fundjavës për qindra qytetarë që e frekuentojnë në çdo stinë.

Përveç natyrës, parku kombëtar u ofron qytetarëve edhe “shoqërinë” e specieve të rralla dhe të veçanta që ndodhen në këtë park si pelikani kaçurrel, apo edhe gjitari globalisht i kërcënuar – lundërza (Lutra lutra), çakalli, dhelpra, baldosa, dallëndyshja e detit, por edhe disa lloje të rralla pishash.

Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta gjenden edhe delta lumenjsh, laguna, duna ranore dhe bimësi e rrallë, çka e bën këtë park një ndër më të rëndësishmit në Mesdhe.