FOTOT/ Fundjava, fluks vizitorësh në Ujërat termale të Bënjës

45

Ujërat termale të Bënjës, 13 km larg qytetit të Përmetit, tërhoqën një numër të lartë vizitorësh në fundjavën e fundit të gushtit.

Ujërat Termale të Bënjës janë një nga resurset natyrore më të çmueshme. Ato ndodhen rreth disa km nga Përmeti. Burimet e ujërave termale janë natyrore dhe të mbledhura në gjashtë vaska të vogla që formojnë liqene natyrale me një bukuri të vyer. Përveç banjave termale atje gjendet edhe kanioni Lengaricës dhe Ura e Katiut.