FOTOT/ Gjirokastra, e preferuar nga turistët edhe në verë

30

Qyteti gurtë, Gjirokastra, vijon të mbetet ndër destinacionet më të vizituara nga turistët vendas e të huaj edhe gjatë muajit korrik.

Vetëm kalaja e Gjirokastrës gjatë periudhës janar – korrik është vizituar nga 23 mijë turistë”. Sipas të dhënave të bashkisë, vetëm gjatë muajit korrik, kalaja është vizituar nga 10 mijë turistë.

Muzeumet janë ndër qendrat kryesore për zhvillimin e turizmit, ndërsa miradministrimi i tyre është në vëmendje të punës së bashkisë Gjirokastër.

Muzemumet kanë pritur një numër të konsiderueshëm turistësh, dhe prej muajit janar deri në korrik janë vizituar nga rreth 3000 turistë”.

E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend.

Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.