Kampusi ultramodern i Universitetit Bujqësor të Tiranës po merr jetë, si pjesë e programit të Rindërtimit. Kampusi i ri është konceptuar nga arkitekti i famshëm Winy Maas.
Rindërtimi nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit nuk përfshin vetëm shtëpi e shkolla të reja, por edhe konviktet e studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilat po rindërtohen më të forta e me kushte më të mira.
Kantieri i Kampusit të ri të Universitetit Bujqësor të Tiranës krijon një mundësi të re për akomodimin e 2200 studentëve në 8 godina sipas standardeve europiane.