FOTOT/ Keni kaluar nga Parku i Liqenit? Shihni si duket akademia e çiklizmit për fëmijë

34

Akademia e Çiklizmit pranë pedonales së Parkut të Liqenit, do të jetë pika më e re rekreative në Tiranë. Ajo është konceptuar si një park shumëfunksional, me pistë biçikletash dhe module lodrash të mëdha, si Kulla e Sahatit dhe Ura e Tabakëve, ndërsa një tjetër hapësirë që shton vlerën e parkut është edhe labirinthi i krijuar me bimësi.

Akademia është konceptuar si një park shumëfunksional, me pistën e biçikletave e shtruar me asfalt të kuq, që e përshkon rreth e përqark një rrethrrotullim dhe rruga njëkalimshme. Përgjatë gjithë rrugës do të jenë të vendosura tabela sinjalistikë, duke u mundësuar fëmijëve që të njihen me sinjalistikën rrugore.

Projekti plotëson nevojat e të gjithë grupmoshave të komunitetit, duke përfshirë pistën e biçikletave, modulet e lodrave për fëmijë, rekreacion pasiv për të rritur.