FOTOT/ Laçi dhe Thumana, shihni si duken dy “qytetet” e reja brenda qyteteve ekzistuese

115

Lagjja e re qendrore e qytetit të Laçit, me 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë me standarde urbane të cilësisë së parë, po shkon drejt përfundimit.

Edhe në Thumanë po merr formë qyteza e rindërtuar krejt e re, njësoj si lagjet më të mira europiane, tashmë me shtëpitë dhe pallatet e reja dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme komunitare.

Banesat dhe blloqet e reja që po ndërtohen në Laç do të jenë të lidhura me ujësjellësin e ri, i cili do të sigurojë ujë 24 orë pa ndërprerje për banorët. Ndërkohë, bashkë me lagjen kanë filluar punimet edhe për shkollën që i shtohet kësaj lagjeje, ku fëmijët do të kenë mundësinë të përdorin edhe ambientet komunitare të lagjes së re.

Ndërkohë, qyteza e Thumanës në bashkinë e Krujës, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ka hyrë në fazën përfundimtare të procesit të Rindërtimit, si me shtëpitë individuale, ashtu edhe me banesat kolektive. 14 pallate dhe 156 shtëpi individuale pritet të jenë gati në fund të këtij viti për të gjithë banorët që humbën shtëpitë e tyre natën tragjike që goditi fort këtë zonë.

Shihni fotot: