FOTOT/ Lajm i mirë! Nis asfaltimi i bypass-it të Beratit

196

Në Berat ka nisur asfaltimi i bypass-it të madh, një rrugë e re, që do të çlirojë frymëmarrjen e qytetit, të rënduar nga trafiku dhe sidomos të qendrës dhe të zonës historike.

Bypass-it të Beratit përveçse u shërben banorëve të kësaj bashkie, u shërben edhe qytetarëve që udhëtojnë drejt Skraparit, pasi shkurton distancën.

Ky segment prej 4.2 kilometër, nis në fillim të rrugës “Santa Lucia” (Stadiumi i Vjetër) dhe përfundon në kufi me Bashkinë Poliçan, (Stacioni i fundit urban). Në kuadër të këtij investimi, do të ketë edhe një dalje të dedikuar për lagjen “Uznovë”.

Gjithashtu, ky investim zgjidh problemin e trafikut dhe ndotjen mjedisore në rrugën “Antipatrea” si dhe lehtësohet hyrja dhe dalja nga qytetit i Beratit edhe për banorët e Bashkisë Poliçan dhe Çorovodë.

Ky projekt është konceptuar sipas modeleve më të mira të infrastrukturës urbane, ku nuk do të mungojnë hapësirat e dedikuara për këmbësorët, rrugët dytësore si dhe korsitë e biçikletave