Bashkia Malësi e Madhe ka realizuar një tjetër investim të domosdoshëm në infrastrukturë.
Rruga e lagjes Deçkaj në Hot me gjatësi 800 metër, pas një amortizimi total i është nënshtruar asfaltimit të plotë duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe ndihmuar fermerët të dalin më shpejt në treg me prodhimet e tyre.
Fondi për këtë segment rrugor ka kapur shifrën e 9 724 104 lekë.