FOTOT/ Mali i Gjallicës, alpinistët ‘prekin’ qiellin

162

Maja e Gjallicës është tashmë një destinacion për turistët dhe të pasionuarit e ngjitjes të cilët gjatë udhëtimit të tyre, shoqërohen edhe nga mikpritja e banorëve të zonës ku është pikënisja e udhëtimit.

Tashmë destinacionet turistike më të preferuara nga turistët janë vendet me terren malor pasi dhe koha është e përshtatshme pë të bërë turizëm eksplorimi dhe ngjitje në terrenet malore që në Shqipëri janë të larmishme.

Gjallica është mali më i lartë në rrethin e Kukësit me lartësi prej 2489 m mbi nivelin e detit. Ai ngrihet në lindje të qytetit të Kukësit, mes Malit të Koritnikut dhe atij të Kolesjanit.

Lumi i Lumës ka gërryer një kanion të thellë mes Malit të Koritnikut dhe Gjallicës, duke formuar Grykën e Vanave, kurse në Jug, Gjallica ndahet nga Mali i Kolesjanit nga një përrua që ka formuar një kanion po ashtu të thellë.

Në majën e Gjallicës ku flladi i freskët dhe bukuritë natyrore janë fantastike.