FOTOT/ Mali i Tomorrit, perla e turizmit në çdo stinë

85

Parku Kombëtarë i Malit të Tomorit mbetet një nga destinacionet e preferuara turistike nga turistë vendas dhe të huaj në çdo stinë të vitit.

Këto ditë të ngrohta të shtatorit, Mali i Tomorrit po vizitohet nga të apasionuarit e natyrës, turistë vendas dhe të huaj.

Gjatë fundjavës një grup vizitorësh nga qytete të ndryshëm të vendit kanë shijuar kulinarin dhe peizazhet e mrekullueshme që ky vend ofron.

“Një grup vizitorësh nga qytete të ndryshëm të vendit, në një fundjavë të bukur në Malin e Tomorrit. Duke bujtur pranë Bujtina në Rroshnik, pas shijimit të gatimeve tradicionale dhe verës, përshkuan edhe shtegun Zalli i Dardhës- Qafa e Skurrës- Kalaja e Tomorit, në Malin e Tomorit”, bën të ditur Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat.

Fillimi i vjeshtës e bënë Tomorrin një vend atraktiv për turistë, sepse jo vetëm bukuritë natyrore, pamjet madhështore, shtigjet malore, uji i ftohtë, por dhe shtimi i ngjyrave të vjeshtës e bënë këtë vend një parajsë turistike.