FOTOT/ Manjola, një histori suksesi në Gjirokastër

37

Manjola, një vajzë e re me nuhatje biznesi, investon në ngritjen e një aktiviteti turistik në Gjirokastër, të fokusuar kryesisht në prezantimin e produkteve tradicionale të zonës me në qendër gastronominë për turistë vendas dhe të huaj.

Ka 4 vite që operon në këtë sektor dhe aktualisht e ka zgjeruar duke shtuar edhe ambiente shërbimi, restorant.

Falë këtij investimi, të realizuar me mbështetjen e AZHBR, Manjola ka të punësuar banorë të zonës në biznesin e saj dhe një rrjet të gjërë bashkëpunëtorësh në zonat rurale.

Rreth 60 fermerë, prodhues, përpunues, të cilët bëjnë gliko, trahana, çajra etj, të cilët më parë këtë punë e bënin të përqendruar kryesisht në nevoja familjare, sot përpunojnë me synimin e shitjes dhe përfitimit ekonomik, i cili është krijuar falë kësaj mundësie të dhënë nga biznesi i Manjolës.