FOTOT/ Mozzarella e Nafizit në Shkallnur, e para fabrikë që ka prodhuar djathin mozzarella në Shqipëri

54

Mozzarella Italia në Shkallnur, është e para fabrikë që ka prodhuar djathin mozzarella në Shqipëri dhe prej 25 vitesh ofron këtë djath si dhe nënprodukte të tjera të qumështit.

E gjitha vepër e Ing. Teknolog Nazif Tivari, i cili pervojën e fituar në Itali e investoi në Shqipëri. Nafizi u kthye nga Italia në 1995 për të hapur një biznes që nuk njihej në vendin tonë, prodhimi i mozzarellës, por duke u kthyer në histori suksesi.

Sot ai ndan dijet dhe eksperiencën e tij me kompani të tjera dhe të rinj të apasionuar me këtë profesion.

Duhet të kesh një pasion dhe dashuri të madhe për punën, ashtu si Nazifi, që të nisësh nga asgjëja dhe pavarësisht problemeve dhe vështirësive të shumta me të cilat përballesh, sërish të punosh fortdhe të ofrosh produkte të shëndetshme dhe bio. /Përgatiti PO.AL