FOTOT/ Natyra piktoreske në Përmet dhe rikonstruksioni i rrugës Përmet-Çarshovë

27
Natyra piktoreske që ofron Përmeti dhe fshatrat përreth tij do të jenë lehtësisht të arritshme, falë infrastrukturës që sa vjen e përmirësohet.
Në këtë kuadër punimet për rikonstruksionin e rrugës Përmet-Çarshovë po vijojnë me ritme të larta në mënyrë që gjatë pranverës turistët vendas dhe të huaj të kenë mundësinë të shijojnë mrekullinë e natyrës dhe kulinarinë përmetare.
Rruga “Përmet – Çarshovë”, pjesë e segmentit rrugor Tepelenë – Përmet – Çarshovë lidh rrugën kryesore kombëtare SH4 me qytetin e Këlcyrës, Përmetit dhe Çarshovës dhe më tej me kufirin me Greqinë në Pikën Doganore të “Tre Urave”. Kjo rrugë është edhe pjesë e segmentit rrugor Tepelenë – Korçë – Kapshticë. Rruga fillon në dalje të qytetit të Përmetit dhe arrin në fshatin Çarshovë.
Ky investim me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet t’i japë një hov zhvillimit të turizmit dhe agroturizmit si dhe të përmirësojë ndjeshëm kushtet e jetesës për banorët.