FOTOT/ Nis asfaltimi i rrugës Palasë-Dhërmi, do të lidhet me tunelin e Llogorasë

31

Në aksin Palasë-Dhërmika filluar puna për hedhjen e shtresës së parë të konglomeratit bituminoz. Punimet kanë ecur me ritme të larta në këtë kantier ku ka përfunduar ndërtimi i trupit të rrugës së bashku me zgjerimin nga kilometri 0 deri deri në kilometrin 2.5

Gjithashtu, kanë përfunduar të gjitha veprat e artit dhe ndërtimi i sistemit terramesh.

Rruga e re Palasë-Dhërmi, e lidhur me tunelin e Llogorasë, do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe do të rrisë cilësinë e shërbimeve në zonë.

Rruga Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.45 km, pjesë e aksit Orikum-Himarë, është një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit.

Projekti parashikon ndërtimin e disa rrugëve sekondare për aksesimin e zonave turistike të banuara, si dhe akses me dalje në tunelin e Llogorasë.