FOTOT/ Nis folezimi i Pelikanit kaçurrel në Divjakë-Karavasta

23

Ka nisur folezimi i Pelikanit Kaçurrel në parkun Kombëtar të Divjakë-Karavasta.

Pelikani kaçurrel në Divjakë-Karavasta nis folezimin në Janar të çdo viti, pikërisht në kulmin e dimrit. Tufat e tyre fillojnë të mblidhen në Ishullin e Pelikanit në Lagunën e Karavastasë. Zgjidhja e ofruar nga ornitologët është ajo e krijimit të shtretërve të folezimit, struktura të larta prej degësh, shkarpash dhe shtresë barishtore mbuluese.

Kjo ndërhyrje ka shmangur efektin e përmbytjeve dhe ka ndihmuar në rritjen e kolonisë dhe të suksesit të riprodhimit të çifteve folezuese. Edhe për këtë sezon folezimi, ornitologët dhe specialistët tanë, të mbështetur nga komuniteti punuan sërish për krijimin e shtretërve të folezimit. Vitin e kaluar u regjistruan 85 çifte folezuese të Pelikanit kaçurrel.

Pelikani kaçurrel është një shpendët kryesor që rritet në këtë park, ai ka gjetur tashmë oazin e qetësisë në Parkun Kombëtar të Divjakës, Karavasta, duke u kthyer edhe në një emblemë të këtij parku dhe atraksioni kryesor për turistët e natyrës dhe vëzhgimit. Gjatë vitit 2020, u regjistruan 85 çifte pelikanësh kaçurrelë, shifra më e lartë e 40-viteve të fundit në vendin tonë.