FOTOT/ Nis puna për mbjelljen e 10 mijë fidanëve pishë në Divjakë-Karavasta

8

Stafi i AdZM Fier ,në bashkepunim me grupin Vullnetarë per Atdhe të Paster, organizuan sot nje aksion pyllezimi në nën/zonen rekreative të Parkut Kombetar Divjakë-Karavasta.Gjatë këtij aksioni u mbollën 1500 fidanë pishë e butë.

Në aksion morën pjese rreth 50 vullnetarë nga të gjitha trojet shqiptare.

Aksionet do te vazhdojne pas festave te fundvitit. Sipas AZM, synimi është që këtë sezon(dhjetor 2022-mars 2023) të mbillen 10 mijë fidanë pishë në Parkun Kombetar Divjakë-Karavasta.