FOTOT/ Lajm i mirë për fermerët e Librazhdit, nis ndërtimi i një Pike Grumbullimi

28
Prej disa ditësh ka nisur puna për ndërtimin e një 𝐏𝐢𝐤𝐞 𝐆𝐫𝐮𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 që do t’iu vijë në ndihmë fermerëve të Librazhdit për të garantuar treg të sigurt për produktet e tyre bujqësore.
Investimi po realizohet në kuadër të projektit “𝐉𝐨 𝐃𝐫𝐨𝐠ë! 𝐏𝐢𝐤ë 𝐆𝐫𝐮𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢! 𝐍𝐣ë 𝐚𝐥𝐭𝐞𝐫𝐧𝐚𝐭𝐢𝐯ë 𝐞 𝐪ë𝐧𝐝𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐫𝐢𝐧𝐣𝐭ë 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭 në 𝐋𝐢𝐛𝐫𝐚𝐳𝐡𝐝”, që financohet nga European Union in Albania dhe zbatohet nga Bashkia Librazhd – Faqja Zyrtare në partneritet me World Vision Albania.
Paralelisht me punimet, vijon edhe trajnimi i fermerëve për njohjen me praktikat më të mira për rritjen e prodhimit dhe të cilësisë së produkteve. Së fundmi, 𝟐𝟖 fermerë vreshtarë nga fshatrat Karkavec, Fanjë dhe Qukës janë trajnuar se si mund të mbrojnë dhe trajtojnë hardhitë e rrushit në periudha të ndryshme të vitit. Specialisti i bujqësisë i njohu fermerët me trajtimin më të ri me medikamente në luftimin e sëmundjeve që prekin hardhinë, si dhe trajtoi çështje të shumta lidhur me spërkatjen, plehërimin, krasitjen dimërore apo verore dhe punimin e tokës.
Përmes angazhimit të fermerëve, kontratave të shitblerjes dhe certifikimit të produkteve, 𝐏𝐢𝐤𝐚 𝐞 𝐆𝐫𝐮𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 do të krijojë mundësi për të gjithë banorët për të gjeneruar aktivitete fitimprurëse. Projekti synon gjithashtu të nxisë të rinjtë e zonës që të shfrytëzojnë burimet natyrore, duke shmangur në këtë mënyrë përfshirjen e tyre në aktivitete të paligjshme.