FOTOT/ Nis puna për ndërtimin e qendrës së turizmit në Korçë, ja projekti

76

Si një nga qytetet më të frekuentuara në Shqipëri, Korçës i nevojitej një qendër turizmi.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit pas realizimit me sukses të 2 qendrave të turizmit në Valbonë dhe Vermosh ka filluar punimet për ndërtimin e qendrës së turizmit në Korçë.

Tashmë pamja e vjetër e godinës së ish maternitetit në bulevardin “Fan Noli”, do të zëvëndësohet me një godinë moderne e cila do të ketë jo vetëm dhoma për mikpritjen e vizitorëve, por edhe zyra workshop-i, sallë konferencash, restorant, etj.

Kjo qendër turizmi ka si qëllim koordinimin midis operatorëve turistikë, rritjen e kapaciteteve si dhe promovimin e turizmit.