FOTOT/ Një hidrovor i ri për Divjakën, garanci për 1400 ha tokë bujqësore

26

Pas 40 vitesh një hidrovor i ri iu shtua Divjakës, që do të garantojë kullimin e tokave bujqësore.

Ai eshte i ndërtuar dhe pajisur me elektromekanikën e gjeneratës së fundit, që do të garantojë kullimin në çdo kohë të përreth 1400 ha tokë bujqësore.

Hidrovori i ri, investim i rëndësishëm i qeverisë shqiptare, do të mundësojë kullimin e tokave në perëndim të Divjakës, buzë lagunës dhe parkut, të pakultivuara deri tani për shkak të ujërave në një nivel të lartë.