FOTOT – Për ata që nuk e kanë vizituar akoma Syrin e Kaltër, perlën e Thethit

52

Syri i Kaltër – Monument Natyre, Kategori III sipas IUCN!

Syri i Kaltër i quajtur ndryshe Pusi i Zi (nga banorët njihet edhe si Pusi i Kolë Gjonit), është një pus rreth 3-5 m i thellë dhe me një sipërfaqe prej 100m².

Syri i Kaltër rrjedh nga Lumi i Zi i cili zbret nga Kaprrea e sipërme.

I pozicionuar rreht 7 km larg nga qendra e fshatit Theth, është ndër destinacionet më të vizituara në park, ku e gjatë gjithë kësaj gjatësi rruge të ofrohet një peizazh mbresëlënës e më pas ju shfaqet para Syri i Kaltër si një thesar i fshehur mes malesh!

Lumi i Zi buron në Majen e Zezë dhe ushqehet kryesisht nga shkrirja e borës dhe në Ndërlysa bashkohet me Lumin e Shalës i cili në një gjatësi prej 37 km përshkon Luginën e Shalës nga Thethi, Ndërlysa, Musha, Breg-Lumi tek Porta e Shalës, Lotaj, nëpër Luginën e Shoshit derisa në fund derdhet në liqenin e Komanit.