FOTOT/ Shëngjini bëhet xixë

27

Shëngjini po përgatitet për nisjen e sezonit turistik, duke garantuar jo vetëm pastërtinë e bregdetit, por edhe një qytet e ambient të pastër në tërësi.

Punonjësit e bashkisë së Lezhës u angazhuan sot për pastrimin e vijës bregdetare të Shëngjinit dhe për krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për sezonin e ri turistik

Shëngjini ndodhet 58 kilometra nga Tirana, ndërsa qyteti i Lezhës ndodhet vetëm 7 kilometra larg tij.

Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën e pastër dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, si dhe plazhet e Kunes dhe Tales.