Shkolla e Mesme e Bashkuar “Haxhi Qira” në Borizanë është rindërtuar nga e para.
Kjo shkollë shërben për 470 nxënës, të cilët zhvillojnë mësim në ambientet e reja të rindërtuara me kushte bashkëkohore.
Shkolla ka 21 klasa, 5 laboratorë, palestër, fushë të hapur sporti dhe standardet më të mira të infrastrukturës mësimore.