Frymëzim/ Njihuni me gruan bletërritëse nga Prrenjasi që kujdeset për 105 koshere

262

Floreta Sula, nga fshati Karkavec i Prrenjasit, të gjithë jetën dhe aktivitetin e saj ia ka kushtuar rritjes së bletëve. Sot ajo numëron 105 koshere bletësh, ndërsa cilësia e mjaltit këtu është e padiskutuar, por problem mbeten medikamentet që përdoren për kurimin e bletës dhe sigurisht garantimi i një tregu për tregtimin e mjaltit.

Dashurinë për bletët, Floreta e trashëgoi nga i ati, teksa së bashku kujdeseshin për to, ndërsa sot kjo është e vetmja mundësi me të cilën gruaja mban familjen. Por, sipas Floretës, qeveria nuk parashikon asnjë mbështetje për këtë sektor.

“Nuk interesohet njeri për bletarinë”, thotë Floreta.

Rrethi i Librazhdit dhe Prrenjasit janë prodhuesit më të mëdhenj të mjaltit me cilesor në vend, për shkak të terrenit shumë të pasur me pyje e bimë mjekësore si dhe përdorimit të pakët të pesticideve në bujqësi.

Megjithatë, bletërritësit e këtyre zonave kanë nevojë për promovimin e prodhimit të tyre.