Frymëzuese! I riu bën realitet ëndrrën, dikur mblidhte mbeturina sot studion në Harvard

34

Rehan Staton, një student i zellshëm nga Maryland, u pranua në një nga shkollat më prestigjioze në vend pasi mblodhi mbeturina për të bërë para, njofton CNN.

Deri pak muaj më parë, Rehan zgjohej çdo ditë në katër të mëngjesit për të shkuar në punën e tij si mbledhës mbeturinash, kjo për të sjellë të ardhura e për të ndihmuar financiarisht familjen e tij.

“Gjatë gjithë jetës sime, të gjithë njerëzit që takija ishin ata që gjithmonë më poshtëronin dhe më bënin të ndjehesha keq me veten time. Unë duhet të prekja “fundin” e hierarkisë sociale, duke punuar në ndërmarrjen e kanalizimeve dhe plehrave, që të siguroja të ardhurat, por asgjë nuk më bëri që të hiqja dorë nga ëndrrat e mia”, thotë ai.

Pasi u diplomua në vitin 2018, Staton u punësua si analist në një firmë konsulente në Washington D.C. Ai përfundimisht u aplikoi në shkollën e drejtësisë, dhe u pranua në Universitetin Columbia, Universitetin e Pensilvania, Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe Universitetin Pepperdine.

Në fund, Staton zgjodhi Shkollën Juridike të Harvardit dhe ai do të fillojë mësimet këtë vjeshtë. Një GoFundMe është krijuar për të mbledhur fonde për shkollimin e Staton dhe ka mbledhur më shumë se 46,000 dollarë që nga pasditja e së mërkurës.

24-Year-Old Student Who Collected Garbage to Pay for College Is Admitted to Harvard Law School
https://www.gofundme.com/f/from-hauling-trash-to-harvard-law?utm_source=facebook&utm_medium=social&utm_campaign=m_pd+share-sheet