FTL blen 5 040 MWh energji elektrike për shtatorin

24

Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL), pjesë e OSHEE, bleu një sasi prej 5 040 MWh energji elektrike, me çmim 114.67 euro/MWh dhe vlerë totale 577,936.80 euro.

Blerja e energjisë u krye në platformën online të energjisë elektrike, për periudhën 1-30 shtator të këtij viti.

Pjesëmarrësit në procedurë ishin 10 shoqëri: Noa Energy Trade; Ener Trade; Ez-5 Energy; Future Energy Trading and Exchange Dinamic; GSA; Ayen Energy Trading; Proinfinit Consulting; Gen-i Tirana; Albesp Trading & Consulting; Renrgy Trading Group.

Sipas OSHEE-së, shoqëria fituese u shpall “Noa Energy Trade”.

/ata.gov.al