Shkolla “Bedri Llagami” në Vaqarr, hap dyert për 600 nxënës

7

Shkolla “Bedri Llagami” në Vaqarr është një nga 10 shkollat e reja, që do të hapë dyert për nxënësit këtë vit shkollor.

Me një kapacitet prej 600 nxënësish, shkolla e re, e rindërtuar pas shembjes nga tërmeti i shkollës së vjetër, përveç 5 klasave për sistemin parashkollor dhe 19 klasave për nxënësit e sistemit 9-vjeçar dhe atij të mesëm do të ketë edhe një palestër dhe dy fusha të hapura sportive.

Pas vonesave për çështjen e pronës, tani puna ka ecur me ritme të kënaqshme dhe shkolla ndodhet në fazën e fundit përpara hapjes përfundimtare të saj këtë sezon.

/ata.gov.al