Furnizimi me ujë, rrjet i ri ujësjellësi në dy zona të Tiranës

94

Volumi i investimeve vazhdon me të njëjtin ritëm të lartë në të gjithë Tiranën.

UKT ka bërë të mundur realizimin e dy investimeve të rëndësishme të shtrimit të rrjetit të ri të ujësjellësit.

Një investim është zbatuar në rrugën “Bedri Karapici”. Projekti i zbatuar ka për qëllim nxjerrjen tërësisht nga funksioni të rrjetit të vjetër të furnizimit me ujë të pijshëm në vendosjen e rrjetit të ri. Grupet e punës bënë të mundur furnizimin nga tubacione të reja me materiale bashkëkohore dhe cilësi maksimale për banorët aty pranë.

Ndërkaq, edhe në rrugën “Rrapo Hekali”, është shtruar rrjeti i ri i furnizimit me ujë të pijshëm dhe lidhjet e reja me rrjetin. Tashmë linja e re e ndërtuar do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të qytetarëve me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.