FOTOT/ Fushat e tenisit në parkun e Liqenit të Tiranës, hapësirë e re për kryeqytetasit

97

Dje u bë inaugurimi i dy fushave të tenisit në Parkun e Liqenit të Tiranë, një hapësirë e uzurpuar ndër vite, por që i rikthehet qytetarëve në formën e një mjedisi sportiv, rikrijues dhe argëtues.

Parku i Tenisit mban emrin e Perlat Voshtinës, një emër i madh i viteve kur tenisi jo vetëm ishte i pamundur nga ana fizike dhe e infrastrukturës, po ishte e pamundur edhe nga ana politike.

Këndi i ri i tenisit, është një tjetër oaz sportiv që u shtohet fëmijëve e të rinjve, në një park ku ndjehesh tamam si në çdo qytet të bukur të Europës.

Veç dy fushave të tenisit në Parkun e Liqenit janë vendosur dhe dy tavolina pingpongu, disa stola në formë shezlongu me pamje nga liqeni, si dhe një mol.