Fushatë pastrimi për 9 mijë vendgrumbullime mbeturinash

301

Një operacion 6-mujor, që do të përfshijë policinë, ushtrinë dhe 150 mijë vullnetarë në mbarë vendin do të mundësojë pastrimin e të paktën 9 mijë pikave të identifikuara si të ndotura anembanë vendit.

Kjo fushatë, e koordinuar me një numër shoqatash të mbrojtjes së mjedisit, do të mundësojë pastrimin e këtyre “hot-spoteve” të identifikuar ndërkohë, ndërsa përmes një aplikacioni “on-line”, qytetarët mund të identifikojnë edhe zona të tjera të ndotura për t’u pastruar.
Ndërkohë, nisja e kësaj fushate pastrimi në 24 nëntor është paraprirë nga dy operacione të tjera ende në zbatim, për pastrimin e skajeve të akseve kombëtare nga mbeturinat dhe për eliminimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, nga perimetrat e qëndrave shëndetësore.