Gërmime arkeologjike konfirmojnë qytetërimin 2 mijë vjeçar në Belsh (FOTOT)

61

Pas më shumë se 30 vitesh, në Belsh po zhvillohet një ekspeditë gërmimesh arkeologjike për zbulimin e strukturave të një terme të periudhës romake nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Fakultetin e Histori-Filologjisë.

Sipas hulumtimeve paraprake, objekti i zbuluar mendohet të jetë pjesë e një kompleksi rural i tipit “Villa Rustica”, e datuar mes shek. III-IV pas Krishtit.

Ky zbulim i veçantë do të jetë një vlerë e shtuar për zonën e Belshit, duke sjellë njohuri më të thelluara të shtresave të historisë, e gjithashtu, duke e pasuruar zonën me një vendbanim të ri arkeologjik.

Vetëm 3 km larg qytetit të Belshit në fshatin Rrasë ky vendbanim në të cilin veç rrënojave të një ndërtese romake termë e shekullit të dytë ka dhe praninë e eshtrave të lashta. Këto eshtra faktojnë se në këtë zonë ka pasur jetesë të hershme dhe qytetërim.

Terma e shekullit të dytë, është një vendpushim e banim i karvaneve të kohës dhe të tilla deri më tani në Shqipëri janë identifikuar në Butrint dhe Dyrrah, Durrësin e sotëm.