Gështenjat e Tropojës drejt certifikimit me standardet më të larta të cilësisë

6

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po punon me donatorët që gështenjat e Tropojës të certifikohet me standardet e larta të cilësisë duke u bër kështu, një produkt unik që rritet në gjendje të egër me potencial të lartë për të rritur fitimet për banorët e zonës.

Përmes një projekt pilot po synohet të vendoset zinxhirë të qëndrueshëm të vlerës së gështenjës në rajonin e Tropojës Veriore, duke ndërhyrë në zbatimin e masave për kontrollin biologjik të dëmtuesve.

Në fokuso do të jetë zona malore e rrethit verior të Tropojës në Shqipëri, që ka mbi 2000 hektarë masiv pyjor gështenjash dhe 70 % e banorëve të zonë sigurojnë të ardhura ekonomike nga ky produkt.

Projekti “Zhvillimi i qëndrueshëm i zinxhirit të vlerës së gështenjës” do të zgjasë nga viti 2023 deri në vitin 2025. Nisma synon rigjallërimin e zinxhirit të vlerës së gështenjës, duke përfshirë prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e gështenjës, me fokus në zgjerimin e sipërfaqeve të kultivuara dhe pozicionimin e produkteve të gështenjës në tregun rajonal.

/ata.gov.al