Gjashtë kategoritë e makinave për të cilat nuk paguhen taksa në Shqipëri

105

Nga janari i vitit të ardhshëm, kategorisë së makinave për të cilat nuk do të paguhen taksa do t’i shtohet një kategori e re, ajo e automjeteve të koleksionit.

Aktualisht janë 5 kategori automjetesh për të cilat nuk paguhen taksa:

-Mjetet në pronësi të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare

-Mjetet në pronësi në personave me aftësi të kufizuara

-Makinat bujqësore

-Makinat e bllokuara me vendim gjykatë apo prokurorie

-Makinat për të cilat pronarët kanë deklaruar se nuk do të qarkullojnë gjatë vitit kalendarik.