Gjermani, provohen për herë të parë kamionë elektrikë

31

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Deutsche Welle Shqip ka komunikuar testimin më të ri të Gjermanisë me kamionë elektrikë në autostradë elektrike.

Autostradë e kamionë elektrikë – Gjermania teston për herë të parë segmentin e autostradës elektrike 10 km në landin e Hessenit brenda një autostrade normale, A5.

Një kamion i tipit “Scania R450 Hybrid” provon këtë segment, furnizimi me energji bëhet automatikisht përmes lidhjes me linjat elektrike lart si në tramvaje.