Gjermania, 2 milionë euro për zhvillimin rural në Shqipëri

84

Qeveria gjermane do të financojë një projekt të ri me vlerë 2 milionë euro për zhvillimin e qëndrueshëm rural në Shqipëri. Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi dhe drejtori i GIZ Hannes Cassens.

Kjo marrëveshjë synon të adresojë si duhet sfidën e konsolidimit dhe orientimit të bujqësisë në Shqipëri drejt një bujqësie më konkurruese.

Katër janë shtyllat kryesore ku do të fokusohet bashkëpunimi mes Ministrisë së Bujqësisë dhe GIZ.

  1. Implementimi i strategjisë dhe politikave për Zhvillim Rural (mbështetje për zhvillimin e strategjive dhe politikave në përputhje me kërkesat e BE, duke rritur përthithjen e fondeve të IPARD).
  2. Promovimi i zinxhirit të vlerës së produkteve tipike në zona të caktuara (zgjedhja e produkteve do të ketë orientim ndaj tregut, produkteve tradicionale apo produkteve të turizmit rural)
  3. Përmirësimi i edukimit dhe forcimi i dijeve në Bujqësi dhe Turizëm Rural.
  4. Rritja e kapaciteteve dhe njohurive në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (mbështetje ndaj shërbimit këshillimor, shoqërisë civile, organizatave etj…