Gjirokastër, restaurohet një tjetër banesë monument kulture

189

Specialistët e mirëmbajtjes së DRKK-Berat përfunduan ndërhyrjen restauruese në një tjetër banese monument kulture.

Ndërhyrja në banesën e familjes Plaka në lagjen Goricë u krye në dy faza. Gjatë fazës së pare u bë zëvendësimi i shtatë dritareve nga gjendja e amortizuar dhe më pas u ndërhy në restaurimin e fasadës kryesore. Pas zbërthimit të suvasë së dëmtuar e cila është e ndërtuar me skelet druri mur çatërma u bë zbërthimi i elementëve drusorë të murit përkatësisht paretkave të dërrasës.

Pas kësaj ato u zëvëndësuan dhe u realizua suvatimi me llac gëlqereje i përzier me kashtë me dy duar duke respektuar teknikën origjinale. Gjithashtu u krye dhe lyerja me shërbet gëlqereje si dhe trajtimi i elementëve drusorë fashaturave horizontale, strehës dhe fashaturave vertikale me vaj liri.