Gjuha, thesari i paçmuar i shqiptarëve

38

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare .

E ndryshme nga të gjitha gjuhët dhe e vetmja gjuhë moderne, përfaqësuese e një dege të veçantë të gjuhëve indo-evropiane, gjuha shqipe mbetet e pakrahasueshme me asnjë gjuhë tjetër në botë.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare që shënohet më 21 shkurt është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1999, në përkujtim të protestave të studentëve të Universitetit Dhaka, me origjinë nga Bengali, të cilët u konfrontuan me policinë pakistaneze, për të mbrojtur gjuhën bengaleze si gjuhën e tyre zyrtare.