Grafika/ Fuqia e qëndrimit në shtëpi! Shpëto veten dhe shoqërinë

32

Zbatimi i vendimit për qëndrimin në shtëpi duhet ndjekur nga të gjithë, pasi  sjellja individuale është thelbësore në kufizimin e përhapjes së COVID-19

Instituti i Shëndetit Publik ka apeluar sot të gjithë qytetarët që të zbatojnë  vendimet për qëndrimin në shtëpi. ISHP ka theksuar se ky vendim duhet ndjekur nga të gjithë.

ISHP ka publikuar edhe një foto ku tregohet se nëse një person del normalisht infekton 2.5 njerëz në 5 ditë dhe në 30 ditë janë 406 njerëz të infektuar.

Nëse e redukton daljen me 50%, infekton 2.5 njerëz në ditë dhe në 30 ditë janë 15 njerëz të infektuar.

Dhe nëse e redukton daljen me 75% infekton 0.65 njerëz në 5 ditë dhe në 30 ditë janë vetëm 2.5 njerëz të infektuar.

Kjo sipas ISHP është thjesht të bësh më të mirën, për veten dhe ata që të rrethojnë.

ISHP ka nënvizuar se sjellja individuale është thelbësore në kufizimin e përhapjes së COVID-19, ndaj ISHP kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve.

“Zbatimi i vendimit për qëndrimin në shtëpi duhet ndjekur nga të gjithë. Duket e vështirë, por është thjesht të bësh më të mirën, për veten dhe ata që të rrethojnë! Sjellja individuale është thelbësore në kufizimin e përhapjes së COVID-19 ndaj kërkojmë bashkëpunimin tuaj”, ka theksuar ISHP.