“Gravity”, spektakli në TKOB i trupës së baletit “Preljocaj”

5

“Gravity”, spektakli i maestro Angelin Preljocaj, u ndoq mbrëmë në TKOB, salla e te cilit ishte e mbushur fund e krye nga një publik i apasionuar pas baletit.

Trupa e baletit “Preljocaj” interpretoi danc modern, shoqëruar nga muzikë e shumëllojshme, si Bolero e Maurice Ravel, Daft Punk etj, me temë mbi gravitetin e trupit njerëzor të sjella në një formë interesante. Ky spektakël shënoi edhe hapjen madhështore të “Festival Dance-it”.

“Gravity” do të shfaqet edhe sonte në mbrëmje, në TKOB.

Festivali nën drejtimin artistik të Angelin Preljocaj, synon të pozicionojë Tiranën si një qendër të spikatur për grumbullimin e kërcimit bashkëkohor ndërkombëtar. Festivali i këtij viti përfshin një sërë seminaresh dinamike, angazhime publike dhe një program paralel me ngjarje arti, që do t’u ofrojë artistëve të rinj një mundësi unike për të mësuar nga profesionistë të mirënjohur.

/ata.gov.al