Hapa të vegjël drejt ëndrrës së madhe! Ja si të realizoni objektivat tuaja më shpejt

41

Njerëzit e suksesshëm “mendojnë” suksesin gjatë gjithë kohës. Kjo është arsyeja pse qëllimet për ta janë qendra e gjithë botëkuptimit të tyre. Ndërsa shumica besojnë se të kesh një qëllim afatgjatë është thelbësor për suksesin, njerëzit e suksesshëm e kuptojnë se pa qëllime të vogla, të përditshme, do të demotivohesh lehtë dhe suksesi nga ana tjetër do të bëhet i vështirë.

Në këtë artikull, do ju rendisim disa mënyra se si të vendosni qëllime të përditshme të vogla, të cilat do ju ndihmojnë të arrini sukses.

Si fillim, duhet të mendoni gjithmonë pozitivisht për qëllimet tuaja. Nëse mendoni negativisht, atëherë dhe mendja juaj do të fillojë të mendojë për probleme duke u larguar nga objektivat që keni. Pra, nëse mendoni për zgjidhje, qëllime dhe ëndrra, do të përpiqeni t’i bëni ato realitet.

Gjatë viteve të fundit janë zhvilluar disa studime në lidhje me këtë çështje. Në bazë të tyre, ne ju vijmë në ndihmë nëpërmjet këtij artikulli me anë të disa ushtrimeve të thjeshta që do ju ndihmojnë të fokusoheni drejt objektivave tuaj. Ajo që duhet të mbani mend kur të bëni këto ushtrime është fakti se duhet të argëtoheni dhe mos i shihni ato si një punë e përditshme.

Si fillim, çdo mëngjes merrni një stilolaps dhe një letër dhe shkruani aty 10 qëllimet tuaja kryesore. Mos u mendoni gjatë, por shkruani ato gjëra të cilat i dëshironi më së shumti dhe mos harroni të vendosni një afat kohor për secilin qëllim, duke i ndarë ato në qëllime afatshkurtra dhe ato afatgjata.

Në fillim, shkrimi i 10 objektivave ​​mund të jetë i vështirë. Për disa prej jush ky ushtrim mund të kërkojë ditë, pasi shumë prej tyre bien rrugës dhe me kalimin e ditëve keni qëllime të tjera. Por dhe nëse  harroni të shkruani një qëllim, është sepse nuk ishte kaq me vlerë për ju dhe mbi të gjitha një qëllim tjetër më i rëndësishëm ka zënë vendin e saj.

Nëse e nisni ditën tuaj duke vendosur 10 qëllimet tuaja kryesore, ju zgjoni krijimtarinë si dhe motivoni veten për të vazhduar pjesën e mbetur të ditës, në funksion të objektivave tuaja.

Nëse e bëni këtë, do të filloni të kuptoni se çfarë është e rëndësishme për ju. Do të shihni se çfarë qëllimesh vijojnë të mbeten të rëndësishme për ju dhe cilat prej tyre nuk ju interesojnë më. Kështu, do të jeni më kreativ në gjetjen e ideve dhe shanseve për t’i realizuar ëndrrat tuaja.

Të vendosni objektiva me baza ditore ndryshon jetën tuaj në një mënyrë mjaft pozitive. Në këtë formë, ju do të ecni më shpejt drejt ëndrrave dhe do të dini të përfitoni çdo ditë nga mundësitë që ju dalin para, të cilat nuk do të mund t’i shihnit nëse do të ishit fokusuar drejt diçkaje tjetër ose thjesht do të kishit hequr dorë nga ato.