Është hapur zyrtarisht ditën e sotme thirrja e katërt e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Të gjithë të rinjtë nga mosha 21-26 vjeç mund të aplikojnë për të përfituar nga një eksperiencë pune në Administratën Publike.
Këta të fundit duhet të kenë përfunduar ciklin e parë të studimeve Bachelor në mënyrë që të kenë mundësi të bëhen pjesë e këtij programi. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 28 shkurt 2019.
“Sot hapet zyrtarisht Programi Kombëtar i Praktikave të Punës #4. Të gjithë ju të rinj, nga 21 – 26 vjeç, që keni përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, nxitoni të aplikoni në http://praktika.arsimi.gov.al/ . Aplikimet janë të hapura deri më 28 shkurt 2019. Ky është momenti yt!”
Programi do të ofrojë 1855 pozicione praktike, më konkretisht në:
- 15 institucione shtetërore qendrore
- 105 institucione të varësisë
- 50 njësi të vetëqeverisjes vendore
- 12 shoqëri tregtare