Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hapi 28 qendra shëndetësore verore, që do të ofrojnë shërbim shëndetësor 24 orën në 7 ditë të javës pranë zonave turistike.
Qendrat shëndetësore verore të hapura nga veriu në jug të vendit, tashmë janë pajisur me barnat dhe materialet mjekësore bazë për rastet e urgjencave mjekësore. Janë 132 mjekë dhe infermierë të trajnuar për çdo emergjencë.
Qendrat shëndetësore 24 orëshe pranë zonave turistike do të jenë të hapura deri më 15 Shtator.