Hapen zyrat e reja të Lagjes Nr.13 në Selitë, tashmë shërbimet më afër qytetarëve

108

Banorët e lagjes që përfshin zonën jugore të Tiranës, Selitën, Kodrën e Diellit apo edhe Liqenin e Thatë, nuk u duhet të udhëtojnë më drejt Farkës apo Njësisë 5 për të pritur në radhët e gjata për të marrë një shërbim.

Tani shërbimet mund t’i marrin shumë më afër, në zyrat e reja të Lagjes 13, në afërsi të Selitës, ku do të gjejnë jo vetëm mjedise më të mira, por edhe një staf të ri dhe të kualifikuar.