Hapësira të dedikuara edhe për qytetarët në Unazën e Madhe

4

Në lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës puna po avancon, falë edhe bashkëpunimit me banorët, të cilët kanë mbështetur realizimin e këtij projekti.

Projekti nuk parashikon vetëm ndërtimin e aksit për qarkullimin e automjeteve, por do të ketë edhe hapësira të dedikuara për qytetarët.

Në lotin e 7-të të Unazës Verilindore po punohet me ritme të shpejta, me gërmim për formimin e trasesë së rrugës, mbushjen dhe betonimin e pilotave.

Autoritetet janë në fazën e zbatimit të dy segmenteve që plotësojnë Unazën e Madhe të Tiranës: pjesën nga rrethrrotullimi “Shqiponja” deri te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri në Shkozë.

Në këtë aks parashikohet të ndërtohen vepra arti dhe rrugë dytësore, të cilat do të lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në fund të vitit 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

/ata.gov.al