Hapet gara për tunelin e Llogarasë/ Rruga do bëhet për 10 minuta, priten 11.600 vende pune

146

Ministria e Infrastrukturës ka hapur tenderin për tunelin e Llogarasë. Sot duhen rreth 55 minuta për të përshkuar rrugën, ndërsa me tunelin e ri rruga bëhet për 7 deri në 10 minuta, dhe projekti do të jetë efecient për sa i përket kohës dhe kostos së harxhimit dhe sigurisë rrugore.

Impakti që ky tunel do të ketë në ekonomi është 550 deri 650 milion euro, ndikim direkt dhe pritet të hapë 11600 vende pune.

Gjithashtu pas hapjes së tunelit pritet që numri i automjeteve të cilat aktualisht kapin shifrën 3000, të  dyfishohet  në vitin e dytë dhe në vitin e tretë kjo shifër të jetë rreth 10000 makina.