Hapet sezoni operistik në sheshin “Skënderbej”

27

Teatri i Operës dhe Baletit do të hapë sezonin artistik me mbrëmje gala në sheshin “Skënderbej” .

Për herë të parë në historinë e Teatrit tonë të Operas, sezoni artistik nis në Open-Air me Grand Gala: “Opera Opening Countdown”- 20 Shtator ora 19:30, Sheshi “Skënderbej”.

Pjesët më të njohura solistike, orkestrale, koralet e famshme nga operat dhe baletet si “La Sylphide”, “Arrëthyesi” operat “La Traviata”, “Die Fledermaus”, “Il Trovatore” dhe “Carmen” do të interpretohen nga yjet e skenës operistike dhe këngëtarët më të njohur, në dy mbrëmje në datat 20 dhe 21 shtator.